Rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës; Shërbime cilësore për 290 mijë banorë

10

Në Durrës vijojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin e Poliklinikës së Specialiteteve.

Poliklinika e Specialiteteve, me ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore për stafin mjekësor si dhe aparatura të teknologjisë së fundit, do të ofrojë akses të shpejtë dhe shërbime cilësore ambulatore në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike për 290 mijë banorë.

Edhe gjatë vitit 2024 vijojmë punën në kantieret e shëndetësisë në gjithë vendin përshirë 4 poliklinika, 13 spitale dhe 60 qendra shëndetësore.

Poliklinika do të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për specialitete të ndryshme si në kardiologji, neurologji, onkologji, ORL, okulistikë, endokrinologji, fizioterapi, psikiatri, nefrologji, gastroenterologji, germatologji, reumatologji, hematologji si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore.

Në kuadër të këtij investimi, rëndësi i është dhënë krijimit të lehtësirave për të gjitha grupmoshat dhe mundësia e aksesimit për personat me aftësi të kufizuara.

Punimet për rikonstruksionin tërësor të kësaj godine nisën në tetor të 2023 dhe pritet që ajo të ketë kushte dinjitoze për stafin mjekësor dhe shërbime cilësore për qytetarët.

/ata.gov.al