Rikonstruktohet rruga “Bashej” në Shkodër

85

Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Bashej” në qytetin e Shkodrës, me një fond prej 66 milionë lekë, po shkojnë drejt përfundimit.

Me një gjatësi 185 ml, projekti parashikonte asfalt në një sipërfaqe 676 m2, trotuare 70 m2, linja të reja të KUZ 230 ml, linja të reja KUB 185 ml, ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm 260 ml, ndriçim LED me 6 shtylla, linjë për fibra optike 200 ml si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.