Rikonstruktohet shkolla “Karl Gega” në Lezhë

79

Punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega” në Balldren, Lezhë po shkojnë drejt fundit.

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 rreth 500 nxënës të kësaj shkolle do të kenë standardet e duhura për procesin mësimor.

Rikonstruksioni i plotë përmban edhe palestrën si dhe ambientet e tjera sportive. Së shpejti e njëjta punë nis edhe për rikonstruksionin e plotë të shkollës së Mesme të Bashkuar në Ishull Lezhë.