Rikostruktohet sheshi para gjimnazit më të njohur të Shkodrës

194
DCIM100MEDIADJI_0014.JPG

Bashkia Shkodër po transformon krejtësisht sheshin para hyrjes së gjimnazit “28 Nëntori”.

Në një sipërfaqe 3770 m2, do të kryhen riparime dhe riveshje me shtresë asfaltike sipas standardeve.

Pjesë e projektit, është edhe sheshi para gjimnazit “28 Nëntori”. Po ashtu, projekti parashikon ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha – KUB dhe lidhjen e tyre me kolektorin kryesor.

Përveç nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “28 Nëntori”, përfitues të këtij investimi janë edhe qytetarët shkodranë, pasi kjo hapësirë në qendër të qytetit, është mjaft e frekuentuar.