Rikthehet dashuria për librin. Shqiptarët dyndën në bibliotekë, ja shifrat

78

Në tremujorin e dytë 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 37.026, duke shënuar një rritje me 63,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, biblioteka u frekuentua nga 22.628 herë.

Ndërkohë, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 27.180 njësi, 29,3 % më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.