Rikthehet ora diellore… ja si ndryshojnë akrepat këtë fundjavë

23

Edhe tetori po shkon drejt fundit dhe ashtu si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjell edhe ndryshimin e orës, nga ora ligjore në atë diellore.

Natën mes të shtunës 24 tetor dhe të dielës, 25 tetor, në 3 të mëngjesit, duhet të kthejmë pas akrepat e orës duke i pozicionuar në orën 2. Do të fitojmë një orë që e kemi humbur në fund të marsit, duke vendosur orën në linjë me Diellin: do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim 60 minuta dritë në mbrëmje, duke hyrë faktikisht në stinën e vjeshtës.

Ky orar i ndryshuar do të mbetet në fuqi deri të dielën e 28 marsit 2021, kur do të kthehemi të ndryshojmë akrepat. E kjo mund edhe të jetë hera e fundit që e bëjmë pasi vitin e ardhshëm mund edhe të vendoset që të ruhet ora diellore apo të adaptohet ajo ligjore për gjatë gjithë vitit. Në verën e 2018-ës, rreth 5 milionë qytetarë evropianë morën pjesë në një konsultim të promovuar nga disa vende të Evropës, me Finlandën dhe Poloninë në radhë të parë, për një propozim për abrogimin e detyrimit për të kaluar nga një orar në tjetrin dy herë në vit.

Pro heqjes së këtij detyrimi është shprehur shumica. Sidoqoftë, shtetet do të duhet të vendosin deri në prill të vitit 2021 nëse do të ruajnë përherë orën ligjore apo atë diellore. Një pjesë vendesh kërkojnë atë diellore, tjetra atë ligjore e kjo mund të çojë në një ndarje të kontinentit të vjetër në dy fasha orare të ndryshme.