Rikthehet ora verore, çfarë duhet të dini për ndryshimin e orës

57

Me pranverën afrohet edhe ndryshimi i orës. Në natën mes të shtunës 27 dhe të dielës, më 28 mars do të kthehet ora e verës.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.