Rikthehet Peza N’Fest, një fundjavë plot argëtim

178

Siç është bërë traditë tashmë, për të katërtin vit radhazi, Peza do të presë të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 Shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

“Peza N’Fest 2018” nis të shtunën pasdite me muzikë nga një sërë këngëtarësh të talentuar si: Jonisa Lako, Henri and the Band, Semi Jaupaj etj. Më pas do të vijohet me aktivitete të tjera si: Nata e gjelbër, Kinema nën yje, piknik, histori rreth zjarrit dhe lojëra sportive. Nata do mbyllet nga muzika e luajtur nga DJ Set nga Indripendent FX.

Ndërkohë që të dielën festa do të nisë që në orët e para të ditës teksa veteranë të luftës do të kujtojnë dhe nderojnë përpjekjen e pjesmarrësve të Konferencës së pezës për bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe luftimin e pushuesit.

Banda e Qytetit, Ansambli Tirana, Cirku Kombëtar do të ofrojnë muzikë dhe shfaqje të ndryshme për të gjitha moshat.

Ndërkohë që për më të vegjlit do të ketë një program të veçantë ku veç Teatrit të Kukullave, për ta do të ngrihet dhe qyteza e lojërave.