Rikthehet sot “Panairi i Kafshëve Shtëpiake”

11

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, bashkia Tiranë dhe Green Line Albania rikthejnë sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, “PET FAIR ALBANIA – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, Edicioni i 3-të.

“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen këtë të dielë, datë 19 maj 2019, si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqenies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese. Ky panair, do të fillojë nga ora 10:00-17:00 te Kopshti Zoologjik, Tiranë.