Rikthehet “Za Fest” në Theth. Muzikë, poezi, sporte në natyrë dhe gatime tradicionale

263

Vlashent Sata i ka të shpeshta takimet me Shqipërinë, në nxitimin e tij të vajtje-ardhjeve Paris-Tiranë.

Por, rikthimi këtë herë ka një arsye edhe më të madhe: edicionin e dytë të “Za Fest” në rolin e tij si drejtor artistik.

Nga data 20 deri në 22 korrik, në Theth publiku do të dëgjojë gojëdhanat, poezinë, rrëfimet, tingujt muzikorë, kjo ndërthurur me sportet e natyrës dhe gatimet tradicionale.

Këtë herë artistët janë përzgjedhur nga të gjithë trevat shqiptare.

Në magjinë e thirrjeve stërgjyshore dhe në hijen e majave më të larta të Thethit, jo pak, por shumë vetë do të humabasin nën skenografinë natyrore dhe tingujt e magjishëm të muzikës, në “Za Fest”.

Burimi: Top Channel