Rikualifikimi i qendrës së qytetit të Çorovodës – Faza II

114

Aktualisht janë realizuar rreth 30% e punimeve

Qyteti i Çorovodës ndodhet në Juglindje të vendit në Bashkinë e Skraparit. Në këtë zonë jetojnë rreth 12403 banorë dhe ka një reliev të larmishëm, ku gjenden kanionet e Osumit, kanionet e Gradecit, mali i Tomorrit dhe shpella ndër më të lartat në Shqipëri, të cilat e bëjnë Çorovodën një atraksion të rëndësishëm turistik si dhe vërehet numër i shtuar i vizitorëve. Por si rrjedhojë e dëmtimeve që janë shfaqur përgjatë viteve, ka lindur nevoja për sistemimin dhe ndërhyrje për përmirësimin e infrastukturës dhe kryerjen e investimeve në zonë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare nëpërmjet rehabilitimit të qendrës së qytetit, fasadave të banesave, sheshit të pazarit dhe hapësirave përreth saj synon të ketë një impakt pozitiv për të zhvilluar më tepër zonën. Me ndërtimin e urës mbi lumin Çorovodë, rikonstruksionin në qendër të qytetit dhe investimeve për ndërlidhjen me zona të ndryshme të qytetit, projekti synon sistemimin dhe ndërthurjen e zonës për banorët por edhe rivitalizimin si një pikë e rëndësishme turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu lumi i vogël i qytetit derdhet në kanionet e Osumit, e ndër vite vërehen dëmtime dhe devijim i shtratit të lumit Osum, ku si pasojë në ditët me reshje vërshimi i ujit paraqet rrezik të lartë për banorët dhe objektet në qytetin e Çorovodës. Zhvillimi i këtij projekti mbron nga vërshimi i lumit Osum por edhe eleminon shfaqjen e problematikave të tjera.

Duke sistemuar komunikimin rrugor brenda zonës dhe përmirësimin e infastukturës, krijohet mundësi për zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e aktiviteteve rekreative për banorët dhe turistët. Për më tepër zona ka reliev të thyer malor shoqëruar me pamje mbresëlenëse por dhe të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitet argëtuese si sporte me kanoe, kajak dhe aktivitete të tjera.