“Na ishte një herë në të ardhmen” është slogani, me të cilin synohet ringjallja sociale dhe artistike e një prej ndërtesave më të njohura të të gjithë Shqipërisë, Piramidës në Tiranë.
Ndërtesa tashmë është në patronazhin e Bashkisë së kryeqytetit, e sot do të presë shfaqjen e parë artistike pas shumë kohësh. Organizatorët premtojnë surpriza për ata që kanë dëshirë të argëtohen disi ndryshe nga herët e tjera në kryeqytet: si dikur, por në të tashmen, brenda ndërtesës së krijuar për të qenë muzeu i diktatorit.
Do të jetë një festë që synon të sjellë një argëtim nën tingujt e muzikës, jo si zakonisht në Tiranë.
Fundjava në Tiranë mund të ketë disa stacione argëtimi, ndërsa sot i shtohet edhe një i ri, Piramida, ajo e 2017-s.
Burimi: Top Channel