Rafineria e Ballshit ka rinisur nga puna falë një investimi tejet serioz amerikan. 1200 punëtore rikthehen në punë, 52 milionë dollarë investime shkojnë për rinovimin e rafinerisë vetëm në vitin e parë dhe më pas edhe 100 milionë dollarë të tjerë, për investimet e lidhura edhe me fushat e gazit. Nga 1 tetori fillon prodhimi intensiv i naftës në rafineri.