Rinisin aktivitetin mbi 11 mijë subjekte, rikthehen rreth 22 mijë të punësuar

11

Nga dita e sotme, mbi 11 mijë subjekte kanë hapur dyert e aktiviteteve të tyre sipas protokolleve antiCOVID për bizneset.

Mbi 22 mijë të punësuar rifillojnë punën në këto biznese, duke përfshirë klinikat dentare, qendrat estetike, dyqanet në qëndrat tregtare etj.

Faza e dytë e hapjes së bizneseve kërkon një zbatim rigoroz të masave të sigurisë dhe distancimit social.