Rinisin fluturimet nga Aeroporti Nënë Tereza, ja lista

145

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar mbi fluturimet e para të konfirmuara pas rihapjes graduale të vendit nga pandemia. TIA ka konfirmuara se sot do të realizohen dy fluturime riatdhesimi nga Italia.⠀

Ndërsa fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀⠀
Wizz Air (Ë6 2882) – Fluturimi nga Vjenë në Tiranë dhe kthim; Air Albania (ZB 3001) – Fluturimi për në Romë dhe kthim (Riatdhesim); Air Serbia (JU 213) – Fluturimi nga Beogradi në Tiranë dhe kthim dhe Air Albania (ZB 3003) – Fluturimi për në Milano dhe kthim (Riatdhesim).⠀

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi.

Po ashtu, TIA u bën apel atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa thekson se maskat janë të detyrueshme.⠀

Ndërkohë, TIA njofton se “nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e BE-së. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE-së. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare”, thuhet në një njoftim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.