Rinisin punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës

32

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë rifilluar punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës ndërsa në Vorë është bërë devijimi i trafikut pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

ARRSH sqaron se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.