Riparohet ura tek Mulliri i Vjetër në Valbonë, destinacion turistik

53

Ura tek Mulliri i Vjetër në Valbonë, Tropojë, u riparua nga ekipi i shërbimeve publike të bashkisë, pas dëmtimit që pësoi nga reshjet e ditëve të fundit.

Kjo urë është një destinacion turistik i rëndësishëm për turistë vendas dhe të huaj.

Mulliri i Bajram Currit është monument kulture i kategorisë së parë, daton në fundin e viteve 1800 në fshatin Shoshan, Tropojë. Çdo vit, ky monument tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga vendi dhe bota.

Ky atraksion është edhe takimi i fundit me lumin e Valbonës, pasi lumi fshihet përgjatë luginës për rreth 25 km, duke u shfaqur sërish pikërisht në këtë lartësi të Mullirit të Vjetër, para se të vazhdojë më poshtë përgjatë fshatit të Dragobisë e duke formuar Kanionin e Shoshanit më poshtë.

Këtë mulli ia vlen ta vizitosh për faktin e thjeshtë se rrethohet nga bukuri magjepsëse dhe panoramike, pasi fatkeqësisht, e ka humbur funksionalitetin e tij në ditët e sotme.

/ata.gov.al