Së fundmi duket se Facebook po punon për një mundësi të re për të gjithë përdoruesit, të cilët shumë herë kanë fjalë që nuk ju pëlqejnë.
Nëse ndonjë nga ju ka ndonjë fjalë që nuk e pëlqen dhe nuk dëshiron ta shikojë në komente, shumë shpejt do të ketë mundësinë ta bllokojë.
Megjithatë, njerëzit që bëjnë komente me ato fjalë dhe miqtë e tyre do të jenë në gjendje t’i shohin ato.
Facebook synon që me këtë mundësi të luftojë gjuhën e urrejtjes.