“Ristani Art and Food”, gatime tradicionale në sfondin e pikturave të mjeshtrit korçar Koço Ristani

7

Korça prej kohësh është kthyer në qytetin e preferuar të shqiptarëve, të cilët e frekuentojnë jo vetëm në ditë festash, apo kur mbulohet nga dëbora, por përgjatë gjithë vitit.

“Vendosur në zemër të një prej lagjeve historike të Korçës, “Ristani Art and Food” të fton të shijosh ushqimet tradicionale në sfondin e koleksionit të pikturave të mjeshtrit korçar të penelit Koço Ristani”, shkruan Filo.

Piktori restaurator Koço Ristani u nda nga jeta vitin e shkuar. Ai zë një vend të veçantë në historinë e restaurimit të veprave të artit në Shqipëri. Figura e Koço Ristanit është shumëplanëshe, pasi ai ka qenë piktor, skenograf, kostumograf, dekorator, grafist dhe restaurator i veprave të artit mesjetar.

Ristani ishte nxënës i Vangjush Mios, Abdurrahim Buzës, Kel Kodhelit, Sadik Kacelit, Janaq Paços, Sali Shijakut e Muntaz Dhramit. Në vitin 1980 Koço Ristani ishte pjesë e grupit të parë të restauratorëve të veprave të artit mesjetar në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë.

/ata.gov.al