Rita Ora, projekt në Kosovë për gratë e dhunuara

53

Rita Ora ndodhet në Kosovë e cila me projektin më të fundit të saj, ka vendosur që t’u dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante, do të ndahen pikërisht për Kosovën.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në Kosovë, në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.