“Rodon 4”, zbulohet relikti 2300 vjeçar i anijes në Kepin e Rodonit

139

Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Relikti me gjatësi rreth 20 metra u zbulua shumë pranë vijës së ujit dhe i është nënshtruar pastrimit, fotografimit dhe matjeve të kujdesshme, që synojnë të kuptojnë mënyrën se si ndërtoheshin anijet në kohë të ndryshme.

Arkeologu nënujor Adrian Anastasi, i cili drejton projektin për përpilimin e hartës arkeologjike nënujore tha për Autoritetin Portual Durrës se ai është emërtuar “Rodon 4” dhe është zbuluar pas tre relikteve të tjerë.

Dr. Anastasi tha se “më shumë se 2300 vjet më parë këto anije, të cilat i emërtuam simbolikisht “Rodon 1” dhe “Rodon 2”, besohet se transportonin drejt Durrësit dhe destinacioneve të tjera mesdhetare ngarkesa të përziera edhe me amfora, apo tulla, tjegulla e qeramikë fine, të prodhuara me baltë nga qyteti antik i Durrësit”.