“Rosa Mandarinë” fotografohet në Liqenin e Tiranës

8

“Rosa Mandarinë” (Aix galericulata), një specie e veçantë është fotografuar në Liqenin e Tiranës.  “Rosa Mandarinë” është një vizitore shumë e rrallë në Liqenin e Tiranës.

“Rosa Mandarinë” është një specie me prejardhje nga Azia Lindore dhe ka një madhësi trupore 41 deri në 49 cm, mirëpo nëse i hap krahët madhësia e trupit arrin deri në 75 cm.
Ajo shquhet për nga kombinimi i ngjyrave të bukura të pendlave dhe karakteristikat trupore, e sidomos pjesa e kokës është tejet interesante.

“Rosa Mandarinë” ushqehet kryesisht me fara dhe bimë, mirëpo dieta e rosës mandarinë përbëhet edhe nga insektet dhe peshqit e vegjël.