Roskovec, vijon puna për rikualifikimin urban të bllokut nr 2

133

Në Roskovec vazhdon puna për rikualifikimin urban të bllokut nr 2, për të përmirësuar aspektin vizual të qytetit dhe rritjen e fuksionalitetit të kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve.

Projekti financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Janë planifikuar një sërë ndërhyrjesh në të gjithë bllokun ku përveç godinës së Bashkisë, janë pozicionuar një sërë institucionesh të rëndësishme si Komisariati i Policisë, institucione arsimore, etj.

Krahas ndërtimit të godinës së re të Bashkisë, projekti parashikon rikonstrukstruksionin e rrugës kryesore që do të lehtësojë trafikun në zonën e bulevardit.

Ky i fundit do të rikonstruktohet me pllaka guri dhe do të shërbejë si zonë pedonale. Fasadat e ndërtesave do të trajtohen tërësisht në të gjithë elementët përkatës, ndërsa përgjatë bllokut do të krijohen mjedise çlodhëse me kënde lojrash, hapësira rekreacioni, gjelbërim, etj.