Rregulli numër 1: Duaje punën! Ja 3 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm

77

Puna ideale nuk është çëlësi drejt suksesit. Ju jeni çelësi për të shkuar drejt suksesit, pavarësisht se çfarë pune bëni. Personat që mësojnë ta duan punën e tyre do të jenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve në rrugën drejt suksesit. Nëse edhe ju doni të jeni pjesë e një grupi të tillë ndiqni këshillat e mëposhmte,. të cilat do t’ju vijnë në ndihmë:

  1. Shikojini sfidat si një mundësi për të mësuar diçka të re

Është pjesë e natyrës njerëzore të pasurit frikë ndaj sfidave, sepse në pjesën më të madhe të rasteve ato ju bëjnë të ndiheni të pasigurtë duke qenë se do të eksploroni terrene të cilat nuk i keni shkelur më parë. Një arsye tjetër se përse shumë punonjës kanë tendencë t’i shmangin në maksimum sfidat është se ato i krijojnë atyre stres dhe në fund të fundit askush nuk do të stresohet. Por disa herë, ia vlen t’i përqafosh këto sfida të reja sepse ato do t’ju mësojnë juve shumë gjëra të reja. Kur ju rriteni profesionalisht, ju zhvilloni edhe aftësi të cilat nuk i keni pasur më parë. Ka shumë mënyra sesi sfidat do t’ju ndihmojnë juve për t’u rritur më tej profesionalisht, ndaj herën tjetër kur të përballeni me sfidën e rradhës mos e shmangni atë por përballojeni me një mendësi për t’i dhënë një zgjidhje sa më të mirë.

  1. Cilido prej nesh është ndryshe. Vlerësojëni këtë.

Le të themi që ju preferoni të komunikoni me kolegët tuaj me e-mail, por një prej tyre insiston dhe sa herë që ka për të diskutuar diçka vjen tek tavolina juaj. Edhe pse një gjë e tillë mund t’ju duket e bezdisshme, ju duhet ta pranoni se jo gjithmonë zgjedhjet tuaja janë më të mirat, sepse e keni vëretuar se kur e dikutoni një problem ballë për ballë me një kolegun tuaj, keqkuptimet shmangen dhe zgjidhja arrihet më lehtësisht. Diferencat mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme, por mundohuni të mos stresoheni dhe acaroheni në rastin e parë.

  1. Mblidheni mendjen. Do të keni shumë punë

Disa njerëz ndihen shumë të ngarkuar psikologjikisht kur kanë pjesën më të madhe të punës së tyre të papërfunduar dhe vetëm pasi e përfundojnë atë mund të marrin frymë lirisht. Por dihet se puna nuk mbaron kurrë. Ju do të keni një projekt me një afat shumë të afërt kohor, një mbledhje shumë të rëndësishme nga e cila nuk mund të mungoni, e-maile për të dërgaur dhe për të kontrolluar të gjitha ato që ju kanë ardhur. Duke e mbledhur mendjen dhe duke ia thenë vetes edhe me zë të lartë se punët nuk do të mbrojnë kurrë ju mund të mos ndiheni shumë të stresuar. Njerëzit e suksesshëm e pranojnë se gjithmonë do të ketë shumë punë për t’u përfunduar dhe ata mundohen që të mos stresohen edhe kur një e papritur i del përpara.