Rreth 32 mijë bebe të lindura nga janari, përfituese edhe të bonusit

61

Në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga janari i këtij viti kanë lindur 31,831 fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes.

20,942 fëmijë kanë lindur në spitale publike, 3473 në spitale private ndërsa 7416 fëmijë kanë lindur jashtë vendit por të regjistruar në Shqipëri.

Bonusi i bebes është një politikë sociale e qeverisë shqiptarë e cila mbështet familjet shqiptar me 400 mijë lekë të vjetra për fëmijën e parë, 800 mijë për fëmijën e dytë dhe 1,2 milion lekë për fëmijën e tretë.