Rreth 5.7 mln turistë vizituan Shqipërinë këtë vit, 30% e tyre investojnë në pasuri të paluajtshme

17

Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht 2022 kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 5.667.121 shtetas të huaj, 29,3% më shumë sesa vitin e mëparshëm.

Qëllimi kryesor i vizitës së tyre ka qenë për arsye personale ose për arsye pushimesh, si dhe me qëllim investimin në sektorin “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” (29,6%).

Ky është dhe aktiviteti më i madh që solli investime të huaja në vend në 2 vitet e fundit, me një rritje deri në 24% të totalit. Pasuritë e paluajtshme u bënë për herë të parë, aktiviteti i dytë në vend për nga rëndësia e investimeve të huaja, me 18.5% të totalit.

Përgjatë 2022 është shtuar edhe më shumë interesi i këtyre vizitorëve për të blerë një pronë rezidenciale në Shqipëri, interesin më të lartë e ka bregdeti, por edhe Tirana.

Të huajt që janë të interesuar për të investuar në Tiranë vijnë kryesisht nga Italia, Polonia, Çekia, Gjermania dhe SHBA.