Rreth nesh

Po.al është një portal lajmesh të mira, të vërteta dhe pozitive për të gjithë shqip folësit.

Ideja e këtij projekti lindi si rezultat i mungesës së një burimi lajmesh me fokus lajmin e mirë. Informacionet që marrim çdo ditë ndikojnë në perceptimin e realitetit dhe këndvështrimin për të ardhmen, prandaj është e domosdoshme që të mbushim ditën tonë me shumë pozitivitet.

Shumica e informacioneve që marrim përmes medias sot, është organizuar në tre shtylla kryesore.

  1. Lajme të zymta mbi të ardhme (kriza, qeverisje e keqe, fatkeqësi etj),
  2. Kronika e zezë
  3. Lajmet porno që na shfaqen ne çdo cep, në çdo faqe pavarësisht se nuk quhen faqe porno por faqe informative.

Qëllimi është të luftojmë këtë stil gazetarie që behët vetëm për të shitur klikime, reklama apo çfarë do gjëje tjetër pa u interesuar për pasojat që shkaktojnë plehrat që na ofrohen çdo ditë.

Kemi nevojë për ndihmën e gjithsecilit. Kushdo që mund të na sjell një lajm që mendon që është me vlerë për shoqërinë tonë është i mirëpritur ta ndaj me ne duke na shkruar në: info(at)po.al. Nuk po dalim me “shpatën” e madhe që ne jemi gazetar profesionist. Në fakt po përpiqemi të bëjmë atë që profesionistët nuk po e bëjnë. Prandaj mbase këtu do gjeni gabime ortografike, tituj jo të gjetur etj, po ama do ketë lajme të mira :D.