Rriten depozitat e shqiptarëve në banka, ja shifrat

59

Depozitat në lek dhe valutë, në sistemin bankar vijojnë të ruajnë trendin e rritjes pozitive.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave bankare rezultoj me një rritje vjetore me 2% në fund të muajit korrik.

Ekspertët shprehen se, fluksi i emigrantëve dhe rritja e parasë në qarkullim ka ndikuar në përmirësimin e këtij treguesi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i kursimeve në korrik shënoi rritje si me muajin qershor 2019, ashtu edhe me korrikun e vitit 2018, përkatësisht me 0,5% dhe 2%.

Në krahasim me muajin korrik të vitit 2018 depozitat janë shtuar me 24 miliardë lekë në raport me muajin qershor 2019 janë shtuar me 5.6 miliardë lekë.