Rriten eksportet “Made in Albania”, ja produktet shqiptare më të shitura në Europë

201

Eksportet “made in Albania” kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë 11 mujorit 2018, duke reflektuar trendin e rritjes pozitive të sektorëve të naftës, mineraleve, pjesëve të këmbimit etj.

INSTAT bëri të ditur sot se, për periudhën janar-nëntor eksportet shënuan vlerën 289 miliardë lekë, me një zgjerim prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në eksportet shqiptare kryesojnë tekstilet dhe këpucët me 115 miliardë lekë, me një rritje prej 6,3%. I ndjekur nga grupi i “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”, me shitjet që arritën në 53 miliardë lekë.

Ndërsa për grupin “Materiale ndërtimit dhe metale” eksportet për këtë vit arritën në 49.5 miliardë lekë.

INSTAT bën të ditur se, ecuri pozitive ka pasur edhe grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me gati 20%, duke arritur në 17 miliardë lekë.