Eksportet bujqësore janë rritur me 8 gjatë gjatë katër muajve të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa po zgjerohen tregjet e reja .
Prodhimi bujqësor vendas po konkurron kërkesat dhe standardet në tregun e huaj, duke shënuar rritje të konsoliduar mbi bazën e kontratave të shitjes. Ndërsa janë shtuar tregjet e reja të eksporteve shqiptare në Suedi, Norvegji, Arabi Saudite, Holandë.
Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se në totalin e eksporteve bujqësore kryesojnë domatja ndërsa ka nisur eksporti i shalqirit, pjeprit, dhe rrushit në sera.
Produktet më të kërkuara në tregjet e huaja ku kryesojnë vendet e Bashkimit Europian janë fruta-perimet, bishtajat, domatet, kastraveci, pjeshkët, specat, interes të shtuar po merr së fundi kërkesa për frutat e pyllit, bimët medicinale apo edhe frutat ekzotike, siç është goxhi beri (goji berry).