Rriten më shumë se tri herë eksportet drejt Spanjës

5

Shqipëria dhe Spanja kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin tregtar. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës llogariten përgjatë 5-mujorit të parë të këtij viti rreth 13.2 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2022-shit.

Eksportet e mallrave drejt Spanjës gjatë 5-mujorit të këtij viti shënuan rritje me më shumë se 3 herë, duke arritur në vlerë mbi 7.7 miliardë lekë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në raportin për tregtinë e jashtme për periudhën janar-maj rezulton se grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike zë gati 90 % të vëllimit të eksporteve gjithsej.

Vlera e mallrave të importuara nga Spanja gjatë periudhës janar-maj llogaritet 5.4 miliardë lekë nga 5.5 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të 2022-shit.

/ata.gov.al