Rritet jetëgjatësia/Burrat e Kukësit dhe gratë e Tiranës jetojnë më gjatë

19

Jetëgjatësia në Shqipëri ka ardhur në rritje konstante në dekadat e fundit. Specifikat e jetëgjatësisë ndryshojnë ndjeshëm në qarqe, sipas INSTAT.

Në vitin 2021, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet. Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet.

Në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat.