Rritet numri i bizneseve të huaja në Shqipëri, punësojnë rreth 20% të shqiptarëve

98

Numri i ndërmarrjeve të huaja, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, në vitin 2017, u rrit me 11,6 %, krahasuar me 2016. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0 % të bizneseve të huaja gjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarave.

Në vitin 2017, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 66,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11,8 % dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë, 21,5 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Në vitin 2017, bizneset e huaj kanë punësuar 18,7 % të të punësuarëve gjithsej në ekonominë shqiptare, nga 16 % që kishin punësuar në vitin 2016.