Rritet numri i turistëve, INSTAT publikon shifrat

42

Në muajin korrik numri i pushuesve shënoi rritje me 13 %, në krahasim me korrikun e një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) gjatë muajit korrik rritje kanë shënuar si pushuesit rezidentë, me 13.1 %, ashtu dhe ata jorezidentë me 12.9 %, në raport me korrikun e një viti më parë.

Referuar të dhënave, numri i vizitorëve rezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin qendror ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.4 herë. Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 50.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Nga të dhënat vihet re edhe një rritje e netëqëndrimeve, me 14.9 %, në krahasim me muajin korrik 2021. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38.6 %, kundrejt 35.1 % që ishte në muajin korrik 2021.