Rritet numri i turisteve në vend, dyfishohen shitjet dhe punësimi në sektorin e hotelerisë

191

Rritja e numrit të turisteve që po vizitojnë vendin tonë e ka ndikuar pozitivisht aktivitetin e hotelerisë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë 2018, indeksi i shitjeve neto në sektorin e hotelerisë shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu numri i të punësuarve shënoi rritje 22,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 15,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017

Në agjencitë e udhëtimit indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 15,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Riparimi i automjeteve në rritje të lehtë

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave shënoi rritje si në indekset e shitjeve edhe në ato të prodhimit. Sipas INSTAT indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fondi i pagave shënoi rritje 6,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Transporti dhe magazinimi me rritje

Aktiviteti i Transporti, Magazinimit dhe Postës që përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar pati një rritje të shitjeve neto në volum shënoi rritje 11 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.