Rritet paga minimale, me 1 janari bëhet 26 mijë lekë

110

Rritet niveli i pagës minimale në vend. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pagesa minimale e detyrueshme për tu zbatuar për çdo person, juridik a fizik, vendas ose të huaj do të jetë 26 mijë lekë, 2 mijë më shumë se shifra aktuale.

Qeveria përcakton që paga bazë minimale mujore të jepet për 174 orë pune në muaj.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, por efektet do të llogariten nga 1 Janari i 2019-ës.

Vendimi i marrë së fundmi prek direkt mbi 250 mijë punonjës, të cilët paguhen me pagë minimale