Rritje me 40% e pagave të zjarrfikësve deri në 2024-ën

22
Qeveria ka bërë një rritje të konsiderueshme të pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40 % rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7 % rritje sipas gradës.
Ndahet opinionin e një zjarrfikësi, i cili u shpreh se rritja e pagës e motivon edhe më shumë për ta bërë këtë punë.

“Detyra jonë është të futemi në zjarr, detyrë të cilën e kemi marrë përsipër çdo ditë duke rrezikuar qoftë edhe jetët tona. Shpëtimi i një jete është motivi më i madh për mua ta vazhdoj këtë punë dhe në të njëjtën kohë është motivim që të tjerët të na bashkohen në misionin tonë. Falë rritjes së pagës ne jemi akoma më shumë të motivuar për ta bërë këtë punë. Ne jemi në luftë me një armik të padukshëm çdo ditë prandaj për ta mposhtur këtë armik na duhen më shumë njerëz me vullnet dhe dëshirën për t’u bërë heronj’”, tha Alban Barlika, punonjës i shpërbimit zjarrfikës Tiranë.

/ata.gov.al