Rrjet i ri ujësjellës kanalizimeve në zonën “Vasil Shanto”

226

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, por edhe banorët përreth nuk do të kenë më problem me linjën e ujësjellës-kanalizimeve.  Specialistët e UKT e nisën muajin me një investim të rëndësishëm në një nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, “Vasil Shanto” ku është ndërtuar një rrjet të ri kanalizimesh brenda të gjitha standardeve, i cili do të bëjë të mundur një shërbim cilësor për këtë shkollë por edhe për banorët e zonës.

Ndërkohë, një tjetër zonë e kryeqytetit ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Një ankesë e dërguar nga banorët në rrugën “Riza Cerova”, solli riparimin e menjëhershëm të defektit në rrjetin e ujësjellësit, i cili ishte dëmtuar për shkak të amortizimit dhe tashmë linja funksionon më së miri.