Rrjeta gjigande e merimangës krijon pamje spektakolare

169

Kushtet e ngrohta atmosferike në Greqinë perëndimore kanë çuar në krijimin spektakolar të një rrjete merimangash prej 300 metrash në Aitoliko.

Një zonë e gjelbëruar është mbuluar tërësisht nga rrjeta e merimangës.

Ekspertët thonë se ky është një fenomen sezonal, i shkaktuar nga merimangat Tetragnatha që ndërtojnë foletë e mëdha për t’u çiftëzuar.

Rritja e popullsisë së mushkonjave gjithashtu mendohet të ketë kontribuar në rritjen e numrit të merimangave.

Maria Chatzaki, profesoreshë e biologjisë molekulare dhe gjenetikës në Universitetin Demokratik të Thrakës, Greqi, tha se temperaturat e larta, lagështia e mjaftueshme dhe ushqimi krijuan kushtet ideale për speciet që të riprodhohen në numër të madh.