“Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi “kthehet” në Lezhë

224

Ikona e qëndresës atikomuniste, At Zef Pllumi ka bërë bashkë qytetarë të Lezhës në ditën e përmoçme të ndarjes së tij nga jeta 11 vite më parë.

Bashkia Lezhë përkujton jetën, veprën, sakrificën, persekutimin dhe qëndresën e At Zef Pllumit, i cili u nda nga jeta si sot 11 vjet më parë.

“Nder dhe lavdi At Zefit që në 25 vjet burgim nuk u nënshtrua asnjëherë ndaj së keqes ndërsa na la trashëgimi veprën monumentale ”Rrno për me tregue” shprehet bashkia.

At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës. Në mosh fëminore hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun “Yllyricum”.

As besimi te Zoti, as lutjet e tij dhe e françeskanëve nuk e ndalën mizorin e diktaturës ta burgosnin Atin.

At Zef Pllumbi në moshën  22 vjeç,  më 14 dhjetor 1946 arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg.

Dënim që vuajti pranë Burgut të Madh të Shkodrës dhe në kampet famëkeqe të Bedenit në Myzeqe, dhe Orman-Pojanit në Maliq. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme. 1967–1989, për 23 vjet rresht, burgoset përsëri dhe vuan dënimin në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Shën Vasil dhe Tiranë.

At Zef Pllumi doli nga burgu me 11 prill 1990, Natën e Kërshëndellave fillon meshtarinë tek Kisha e Shn’Andout në Tiranë deri në vitin 1997.

Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t’i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.

Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje deri në vitin 2003. Ai shkruan dhe boton trilogjinë Rrno vetëm për me tregue, vëllimet Françeskanët e mëdhenj, Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, po punon për libra të tjerë.

Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar.

Shkrimtari i njohur At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe nga Konkursi i Shkrimtarëve me çmimin “Penda e Arte”.

At Zef Pllumbi, vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli, Romë të Italisë, dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër.

Rrno vetëm për me tregue, kryevepra e Atit

At Zef Pllumi shkroi në fund veprën, ”Rrno vetëm për me tregue”. Françeskanët e mëdhaj – kujtimet e Padres rreth Etënve duke rreshtuar 12 prej tyne, si apostujt.Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo – shkruar mbi bazën e një ditari të 1802 që Át Zefi ka lexuar kur punonte në Arkivin Françeskan.Histori kurrë e shkrueme – libër i botuar në formë përmbledhjeje, ku shkrimi i fundit që është një intervistë të cilën Arben Marku i ka bërë Át Zef Pllumit i jep dhe titullin përmbledhjes. Përfshin: 1. Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo – shkruar mbi bazën e një ditari të 1802 që Át Zefi ka lexuar kur punonte në Arkivin Françeskan. 2. Ut heri diçebamus-siç i thonim dje.Saga e fëmijnisë – libër i 2009 nën kujdesin e gjuhëtares Enkelejda Shamku-Shkreli që i ka qendisë dhe parathënjen. Trajton vitet e para të jetës së fratit deri në prag të regjimit komunist.

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Në vitin 2006 At Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime Rrno vetëm për me tregue të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.Në nder të tij është hapur edhe një shkollë në Tiranë, në rr. “Frang Bardhi” e cila mban emrin e At Zef Pllumit.