Rrogozhinë, godinë e re banimi për 8 familje rome

273

Ka nisur ndërtimi i një godine 2 katëshe banimi, në të cilën do të strehohen 8 familje të komunitetit Rom dhe Egjyptian. Ky projekt, me vlerë 9.6 milion lekë është financim i Ministrisë së Zhvillimit Urban. Ndryshe nga projekte të tjera, të cilat synojnë rikontruksionin e banesave të këtij komuniteti, në Rrogozhinë godina po ndërtohet nga e para. Për vitin 2016 fondi i alokuar në buxhetin e Ministrisë për projekte dedikuar përmirësimit të kushteve të jetesës të komunitetit Rom dhe Egjyptian është 105 milionë lekë. Krahasuar me një viti më pare. Ky fond është rritur me 20% duke parë dhe kërkesën e ardhur nga bashkitë për investime në sektorin e strehimit për përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë komunitet.

13654188_618442348330860_4888649991619072384_n 13620970_618442494997512_2497167535946113589_n 13669239_618442398330855_5410439429485863847_n 13669630_618442438330851_63278461279405342_n 13680945_618442544997507_2680990499033333848_n 13669815_618442608330834_7735169709592866598_n