Rruga “Abdyl Frashëri”, rikonstruktohet rrjeti i kanalizimeve

10

Falë ndërhyrjes së punonjësve të UKT-së, u bë i mundur rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Sipas specialistëve të UKT-së, ky rikonstruksion do të eliminojë përfundimisht problematikat e shkarkimit të ujërave duke mundësuar një shërbim më të mirë ndaj banorëve të kësaj zone.

Më herët, punonjësit ndërhynë pas sinjalizimit të banorëve në rrugën “Sitki Çiço” për humbjen e ujit në rrjet.