Rruga Berat-Ballaban

49

Puna në kantierin e rrugës Berat-Ballaban po vijon me ritme të shpejta.

Në rrugën e re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat.

Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe ju shërben afro 150 mijë banorëve.

Përfundimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave në të cilat kalon.

Po ashtu investimi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

/ata.gov.al