Rruga “Derhemi” në Tiranë me rrjet të ri ujësjellësi

149

Banorët e rrugës “Derhemi” në Njësinë Nr.8 në kryeqytet do të kenë furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë të pijshëm.

Ekipet Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, pasi kanë përfunduar shtrirjen e linjës së re, kanë vijuar investimin për shtrirjen e rrjetit në çdo hyrje shtëpie dhe pallati.

Nëpërmjet këtij investimi po bëhet zëvendësimi i tubave të vjetër dhe të amortizuar me një material cilësore, çka do të shmangin humbjet në rrjet por edhe defektet e herëpashershme.