Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

12

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri tashmë është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Ky është një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës.

Kjo rrugë tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona, jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrunë, Blinishtë të bashkive Has, Kukës si dhe komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë.

Fshati Dobrunë, është i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma.

/ata.gov.al