Rruga e Arbrit, nis hapja e tunelit në Klos

290

Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, e cila pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.

Gjithashtu pritet të shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta, të Bulqizës në më pak se 40 minuta, por edhe të ketë ndikim zhvillimi ekonomik edhe për Burrelin, që do të lidhet me Tiranën për 1 orë.

Dje u bë dhe hapja e tunelit T5 që është 500 metër i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit.