Rruga e parë në botë, shtruar me panele diellore

410

Franca ka hapur atë që mund të quhet rruga e parë me panele diellore. Segmenti është 1 km gjatësi lineare në një fashat të vogël, të quajtur Tourouvre-au-Perche, Normandie dhe ka një total prej 2800 metra katrorë, të paneleve gjeneruese të energjisë elektrike.  Ky projekt ka kushtuar 5 milionë euro dhe do të përdorët nga rreth 2 mijë shoferë në ditë, për një periudhë 2 vjeçare testimi. Do të shihet nëse ky segment do të prodhojë mjaftueshëm energji për ndriçimin rrugor të fshatit me 3400 banorë.

Në vitin 2014, në  një zonë të Holandës,  u hap një  rrugë me panele diellore dhe pavarësisht problemeve ka gjeneruar rreth 3,000kwh energji, mjaftueshëm për të përballuar nevojat e një familje mesatare për gjatë një vitit.

Para se të hapej rruga RD5, rruga me energji diellore, e quajtur Wattway, panelet u testuan në katër parqe makinash anembanë Francës. Ndërtuesi ishte Colas, pjesë e grupit gjigand të telekomit Bouygues dhe u financua nga shteti.Ministrja e ekologjisë në Francë Ségolène Royal tha se se do të donte të shihte panele diellore të instaluara një në çdo 1,000 kilometra të autostradës franceze.  Franca ka një total prej 1 milion km rrugë – por panelet e vendosura në sipërfaqe të sheshta, rezulton se  janë më pak efikase se ato të instaluara në zonat e pjerrëta, të tilla si kulmet.

Burimi: Shqip.com/S.M