Rruga e re e Mollasit, lehtësi transporti për prodhimet e fermerëve

4

Rruga e re në Mollas e ka afruar këtë zonë edhe më shumë me qytetin.

Investimi në këtë ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit dhe ishte tepër e domosdoshme edhe për fermerët, të cilëve u krijohet mjaft lehtësi për transportin e prodhimeve të tyre.

Realizimi i projektit që përfshin ndërtimin e mureve mbajtës dhe asfaltimin e rrugës erdhi edhe falë mirëmënaxhimit të fondeve nga bashkia Cërrik, duke bërë që taksat e qytetarëve të kthehen në investime për ta.

Në Njësinë Administrative Mollas para pak kohësh ka përfunduar edhe rrjeti ujësjellës që furnizon me ujë 24 orë në ditë të gjithë zonën.

/ata.gov.al