Rruga e re Qafë Thore-Theth, hapet gara për ndërtimin

162

Projekti për ndërlidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale i mbështetur nga Banka Botërore është tashmë në fazën e prokurimit të disa prej komponentëve të saj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit si insitucioni zbatues i saj njoftoi se tashmë ka hapur garën për rrugën e re Qafë Thore-Theth, e cila pritet të zgjidhë çështjen e transportit më komod në një nga zonat më të frekuentuara turistike malore në vend. Referuar të dhënave rruga do të jetë 16 kilometra e gjatë dhe synohet rikonstrukrimi i plotë i saj.

Punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 10 muaj nga ana e kompanisë që do të fitojë garën dhe përmes rikonstruksiont synohet që të përmirësohet struktura e plotë e rrugës, të lehtësohet qarrkullimi në zonë për banorët lokalë, por edhe aksesi për turistët.

Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.