Rruga e re që lidh Kosovën me Shqipërinë

222

Kosova dhe Shqipëria lidhen tashmë përmes rrugës së re të ndërtuar me standarde dhe sinjalistikë të nevojshme të Borjes, e cila është edhe pika e kalimit kufitar pranë fshatit Glloboçicë në Kosovë.

Pika kufitare shërben për kalim të këmbësorëve dhe shfrytëzohet nga banorët në të dy anët.

Nga ana shqiptare gjatësia e rrugës Borje deri në pikën e kalimit kufitar është 2.5 k.

Në pjesën e Kosovës aksi është rreth 1.4 km dhe tashmë ka përfunduar.

Investimi në zonën e Borjes është me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati, për shkak të pozicionit gjeografik që ky fshat ka në raport me fshatrat e tjerë të zonës së Kukësit. Më konkretisht, fshati Borje ndodhet rreth 32 km larg nga qyteti i Kukësit.

Përveç zgjerimi të trupit të rrugës, u ndërtuan edhe veprat e artit, kanalet anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat asfaltike. Rruga është e pajisur me elementë të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.